Një person ka humbur jetën këtë të shtunë, pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”.
Sipas Policisë, një makinë, me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me një motoçikletë me drejtues Zef Stenajn, 61-vjeç, banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
Policia ne komunikaten e tyre zyrtare bejne me dije se:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Nga Martin Marku, Lezhë