“Më mbuluan me lekë”/ Aleksandër Gjoka zbulon çfarë i ndodhi në Fier, tregon historinë e rrallë

Nata e katërt e spektaklit më të madh muzikor “Këndo Këngën time”, pati si protagonist të sajin, Aleksandër Gjokën. Gjoka ka ndarë në një rrëfim ekskluziv një histori të atyre viteve në qytetin e Fierit. I pyetur nga moderatori Ardit Roshi në lidhje me këtë histori, Gjoka u përgjigj: “Kam qenë me “Grupin X”.

 

Kemi pasur shumë miq në Fier dhe na propozuan të bënim një koncert. Atëherë bëheshin në teatër, në teatrin e Fierit dhe ishte salla plot. Aty ka qenë çudia më e madhe sepse duke kënduar na hidhnin lekë në skenë sikur të ishim në dasmë. Ne këndonim rrok ata na hidhnin lekë… Kur kam ardhur në Tiranë ju them këtyre grupeve Bledar Sejkos, Redon Makashit, Elton Dedës, “ Çuna ikni në Fier se atje ka lekë…” Të gjithë në Fier dhe u kënaqën…”, ka përfunduar Gjoka

 

I pyetur se si ishin marrëdhëniet me festivalet para viteve 90-të, Gjoka u përgjigj:

“ Ku u llogarisja unë, unë kam qenë këngëtar liqeni. Ku më pranonte njeri me këtë zë, ç’është ky. Duhet të këndoje si komisar, normalisht duhet të këndoje si komisar kush më pranonte mua me këtë zë. Duhet t’ia bëje dhe me dorë, si Kozmai”.

 

Aleksandër Gjoka ka ironizuar ato vite ku për të nuk ka qenë edhe aq e lehtë të pranohej si një këngëtar i rrymës së muzikës rock.

 

Aleksandër Gjoka: Lekë as s’kam as nuk më mbarohen, por synimi im është që emri im të shkruhet. Gjithmonë kam patur brazdën time, jam ruajtur nga komercet. Më janë afruar me bë, pa përmendur emra nuk kam pranuar sepse atëherë nuk jam Sandër Gjoka. Do marr disa lekë më shumë, por unë kam atë shprehjen “as nuk kam as nuk më mbarohen”, kështu që jam në rregull me atë pjesë. Synimi im ka qenë gjithmonë e kam thënë edhe në intervista të tjera para shumë vitesh, që në murin e muzikës shqiptare të ketë dhe nja dy tulla ka qenë dhe ai Sandër Gjoka” .

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...