Kryeministri Rama jep lajmin e mirë, zbulon çfarë do të ndodhë duke nisur nga 1 janari

Kryeministri Rama ka deklaruar se nga 1 janari do të fillojë aplikimet online në çdo institucion shtetëror në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes nga qytetarët dhe subjektet.

 

Rama dha një rast konkret duke thënë se regjistrimi në QKB nuk do të bëhet më me prani fizike të vetë personit, por online.

 

“Më mira e mira është që institucionet të funksionojnë kështu. Ne kemi zgjedhur këtë rrugë dhe po përgatitemi për një hap tjetër të rëndësishëm. Duke kaluar në një sistem të përgjithshëm për të bërë të detyrueshëm aplikimin online për një numër shumë të madh shërbimesh. për të mos patur më radhë.

 

Shpresoj ta nisim nga 1 janari. Çdo institucion shtetëror do të jetë i detyruar që të bëjë online për ato shërbime që u nevojiten ndërmarrjeve apo qytetarëve. Do të heqim regjistrimin në QKB me prani fizike. Aty bëhet radhë për të aplikuar. Por tashmë do ta heqim çdo aplikim dhe do të bëhet online.

 

Kjo do të përfshijë platformën si një mënyrë monitorimi. Aplikimet do të kenë datë. Kjo do të lehtësojë shumë njerëzit për të marrë një shërbim.”, tha Rama ndër të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...