Gazetari investigativ, Artan Hoxha, komentoi sërish ngjarjen e bujshme që tronditi qytetin e Durrësit,
ku gjatë një atentati me breshëri plumbash, mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho dhe shoferi, Andi Maloku. Ata po udhëtonin drejt Tiranës, ku person ende të paidentifikuar zyrtarisht, qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit të tyre.
Në emisionin “Byro” në “ABC News”, Hoxha deklaroi se atentati në fjalë ishte i paralajmëruar.
Sipas tij kanë ndodhur një seri ngjarjesh vitet e fundit në këtë aks rrugor, të cilat janë ende pa autorë, ndërsa shtoi se politika është e përfshirë në krim dhe kërkoi që shoqëria të ‘shkundet”.
Ai tha:
Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur, kjo ishte e paralajmëruar. Nëse hapim kronikën e viteve të fundit në këtë aks rrugor kanë ndodhur të gjitha ngjarjet pa autorë. Kemi arritur në një pikë ku me të vërtët duhet të shkundet shoqëria sepse politika nuk shkundet më, politika është brenda.”
Më tej, Hoxha insistoi sërish se kryeministri Rama dhe zv/kryemistri, Erion Braçe, duhet të japin deklarime në Prokurori, për shkak të sulmit të paprecedentë që i bënë publikisht prokurorit Ndoja, të cilin e akuzuan si të lidhur me kriminelët.
Gazetari shtoi:
“Kryeministri dhe zëvendëskryemistri duhet të japin deklarime në Prokurori. Akoma nuk kanë dalë prova shkencore nga kjo ngjarje, janë shumë elementë që duhen parë. Kemi të bëjmë me vr//asës që s’kanë lidhje direkte me viktimat, janë të porositur”
Hoxha theksoi se grupet kriminale në Shqipëri funksionojnë në lidhje me njëri-tjetrin dhe se kemi edhe vr/asës të huaj me pagesë që operojnë në vendin tonë.
Ai u shpreh:
Nuk ka më besim tek Policia, në vend ka grupe të cilët funksionojnë në lidhje me njëri-tjetrin. Shqipëria është qarkuar edhe nga vr/asës me pagesë të huaj.”