Puna, shëndeti dhe dashuria, Njihuni me parashikimin e astrologut italian për të lindurit e çdo shenje

Dashi

Ju pret një ditë gjatë së cilës mund të keni për të zgjidhur disa çështje të mbetura pezull. Me gjasë për shkak se mund të keni bërë ndonjë gabim nga e kaluara. Bëni durim pasi gjërat do të përmirësohen.

 

Demi

Do të ndiheni më të çliruar emocionalisht, për shkak të largimit të Venusit nga shenja juaj. Tashmë më në fund dashuria do të kthehet në protagoniste dhe do të keni më shumë mundësi që t’iu përkshtoheni emocioneve të bukura që keni për të eksploruar.

 

Binjakët

Kjo e mërkurë do të jetë nën ritmin e duhur, gjatë së cilës do të keni disa dyshime, sidomos në dashuri. Mundohuni që të jeni më të kuptueshëm dhe tolerantë, shmangni diskutimet dhe bëni më shumë durim.

 

Gaforrja

Ju pret një ditë pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, ndonëse jo çdo gjë do të zgjidhet lehtësisht. Këshillohet që të jeni të sinqettë me të gjithë, pasi kjo gjë mund t’iu distancojë nga disa njerëz, por do të jetë më mirë. Në këtë mënyrë do i keni disa situata më të qarta.

 

Luani

Do të ndiheni më mirë në raport me fillimin e javës. Dita do të jetë pozitive në sajë të ndikimit të favcorshjëm të Venusit. Mundohuni që të përfitoni, sidomos sa i takon ndjenjave.

 

Virgjëresha

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm dhe lodhje. Gjithçka për shkak të një sjelljeje të pazakontë që do të shfaqni. Mundohuni që të shmangni përplasjet dhe debatet.

 

Peshorja

Kjo ditë do të jetë tejet piozitive për të çuar përpara propozime, projekte dhe për të gjetur zgjidhje. Në ditët në vijim do të ketë një rënie të lehtë, kështu që iu leverdis të veproni tani.

 

Akrepi

Ju pret një ditë pozitive sa i takon ndjenjave, ku dashuria do të jetë në plan të parë. Mund të shpreheni hapur pa u ndrojtur për pasojat, pasi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe do të bëjë që të përjetoni ndjesi të bukura.

 

Shigjetari

Mundohuni që të mos pushtoheni nga ankthi, nëse ka diçka që nuk ecën siç duhet apo përballeni me të papritura. Janë gjëra që ndodhin. Situata do të përmirësohet gjatë fundjavës, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos e teproni me reagimet tuaja. Mundohuni që ti përkushtoheni më shumë dashurisë.

 

Bricjapi

Kjo është një periudhë gjatë së cilës mund të ketë të papritura apo shqetësime, por ju mos u dekurajoni, pasi janë gjëra që do i kaloni lehtësisht, duke arritur sukses me kalimin e kohëve. Projektet që keni ndërmend do të realizohen vetëm me nisjen e vitit të ri, kështu që momentalisht mos u mërzisni, por merrini gjërat me qetëso. Përpiquni që me kalimin e kohës të jeni të kujdeshsëm në raport me të tjerët, edhe në dashuri.

 

Ujori

Do të keni mundësi që të dilni në pah dhe të tregoni se kush jeni në të vërtetë. Do të ekspozoni punën tuaj, shkruan noa.al. Sigurisht që varet nga mosha dhe pozicioni që keni, por ky është një moment i mirë për të eksploruar mundësi të reja.

 

Peshqit

Durimi është fjala kryesore që duhet të mbani parasysh në dashuri, nëse jeni të përfshirë në një histori të komplikuar. Edhe nëse keni dyshime, duhet të mundoheni që të kuptoni se ka gjëra të bukura që për ju kanë ende rëndësi. Vetëm pasi i keni peshuar mirë gjërat mund të bëni një zgjedhje të suksesshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...