Pas publikimit të lajmit që Lulzim Basha është zhvendosur nga pallati ku jetonte në një vilë luksoze në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, kryedemokrati nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me kontratën e qerasë apo çmimin që e ka blerë vilën.
Mbrëmjen e sotme ai ka qenë i ftuar te emisioni i Lutfi Dervishit në RTSH ku sërish nuk i êshtê pergjigjur dot pyetjes për kontraten e qerasë dhe pse nuk e publikon atë. I pyetur nga gazetari, Basha i ka bêrë “bisht” pyetjes duke u gënjyer se të gjithë e dinë kontratën dhe nuk ka pse e bën këtë,
kur në të vertetë nuk ka asnjë kontratë publike.
Pyetja e gazetarit: Mund të botoni një faksimilje të kontratës dhe nuk do të merreshin më me ju.
Basha: Shiko, kontratat dhe gjithçka tjetër janë të depozituara dhe këto i dinë fare mirë të gjithë. Qeveritarët dhe tellalët e tyre i dinë fare mirë sepse gjithçka është publike. Ajo që po ju them është kjo:
E gjitha është një gënjeshtër, pa asnjë bazë në realitet dhe që ka një qëllim të vetëm: të heqë vëmendjen, në rradhë të parë nga lista e gjatë e dështimeve të Edi Ramës dhe së dyti nga të vërteta e hidhura të shqiptarëve.