Paramendoni të jeni në plazh me të dashurin tuaj dhe po shijoni pushimet kur papritur filloni të ndjeni një erë të rëndë afër jush. Një çift ka ndjekur erën nga nuhatja dhe kjo gjë i çoi në fitimin e mijërave eurove.
Gary dhe gruaja e tij Angelame profesion shitës ishin në bregdetin e Middleton, kur nuhatën një erë si peshk i kalbur.
Pas erës së keqe ata panë një shkëmb të çuditshëm që nga larg dukej si të vjella balene. Çifti kishte lexuar më parë në një gazetë në lidhje me një substancën shumë vlerë, kështu që shkëmbi i madh u mbështoll me shami dhe e morën me shtëpi.
Masa peshonte rreth 1.57 kg dhe ai zbuloi se hera e fundit që ishte gjetur një e vjellë balene ishte shitur me çmimin marramendës prej 120.000 paundësh në vitin 2013.
Kjo masë quhet ar i rrallë nga prodhuesit e parfumeve dhe vetëm ata ja dinë vlerën. Ajo është e fortë si guri edhe pse është e vjellë balene për shkak se kafsha nënujore mban të tilla në stomak për ta ndihmuar në tretjen e ushqimit.
Kështu që kur shkoni në plazh mos i neglizhoni erërat edhe nëse është e shpifur