Nën pushtetin e ujit, shiu përmbyt rrugë e banesa

266

Moti i keq që ka përfshirë vendin që prej mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar mjaft probleme në disa qytete të vendit.

 

Mësohet se në qytetin e Lezhës dhe në zonën e Shëngjinit janë përmbytur të gjitha rrugët.

 

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve. Ndërsa shumë fshtara kanë mbetur pa energji elektrike.