HYRJELAJMEAKTUALITETA u shpëtua? Baba i Alvinit tregon çfarë po ndodh me djalin

A u shpëtua? Baba i Alvinit tregon çfarë po ndodh me djalin

11 vjeçari me origjinë shqiptare Alvin Berisha sipas burimeve te besueshme është shpetuar nga kampi, “Al Hol”, në verilindje të Sirisë. Mësohet se ai tashmë ndodhet në një vend të sigurt, por ende nuk ka dalë nga Siria.

Burimet i thane “Abc News” se shpetimi i vogelushit u be i mundur nga “Kryqi i Kuq nderkombetar” dhe “Gjysmehena Siriane”.

Ndërkohë, përmes disa komenteve të bëra në profilin e tij të Facebook-ut, babai i Alvnit, Afrim Berisha thekson se ende janë në negociata me forcat kurde për ta nxjerrë djalin nga zona e kontrolluar prej tyre.

Ndërkohë që të afërmit dhe miqtë e përgëzojnë në Facebook për shpëtimin e djalit ai shprehet se nuk ka mbaruar ende çdo gjë, pasi po presin disa dokumente që ushtria kurde ta lejojë Alvinin të dalë prej zonës së kontrolluar prej tyre.

TE TJERA

spot_img