E ftuar në studion e emisionit “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon ishte bashkëshortja e Imamit të njohur, Elvis Naçit. Fatma rrëfeu më shumë në studio për jetën e çiftit si dhe foli gjatë për bashkëshortin e saj.
Gjatë intervistës, ajo tregoi edhe periudhën e njohjes me Naçin, e cila ka ndodhur 17 vite më parë. Fatma tregoi emocionet e mëdha që kishte ndjerë në takimin e parë me Elvisin, ku ky i fundit kishte nisur t’i fliste për një libër, që të largonte tensionin e takimit.
Madje, ajo u shpreh se nuk e priste që takimi të bëhej aq serioz.
“ Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha pafund emocione. Isha e shoqëruar nga motra ime. Edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, të cilën vazhdoj ta kem dhe tani. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje. Kur u takuam bashkë, Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot.”- ka treguar Fatma.
Prej vitesh të martuar, Elvisi dhe Fatma janë edhe prindër të tre vogëlushëve, dy djemve dhe një vajze, me të cilët Imami ndan shpesh foto në rrjetet sociale.