Rezarta Shkurta “e sjell” Vitin e Ri që në nëntor, kërkesë e saj speciale për babagjyshin do iu shkrijë së qeshuri

234

Edhe pse është akoma herët, duket se në shtëpinë e Rezarta Shkurtës festat e fundvitit kanë mbërritur.

PUBLICITET

 

Atmosfera e festave është shumë e dëshiruar nga të gjithë dhe duket se Hera e vogël nuk ka duruar dot më. Ajo i ka kërkuar prindërve të dekorojnë pemën dhe ata nuk kanë mundur mos t’ja plotësojnë dëshirën. “Mbrëmja e djeshme në familjen tonë u mbyll kështu.

 

Bebja jonë Hera, e ka vitin e ri kur të dojë, mami dhe babi nuk ja prish. Gjithashtu mbrëmë shprehëm dhe dëshirat, kuptohet unë dhe Ermali ju lutëm Babagjyshit që viti i ri të na gjejë me disa kilogramë më pak.

 

Ishalla këtë herë i merr në konsideratë lutjet tona”, shkruan Rezarta bashkangjitur videos, ku shfaqen të tre pranë pemës. Me këtë postim, Rezarta na solli pak nga atmosfera të gjithëve.

PUBLICITET