Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri është kurorëzuar për herë të dytë në martesë. Zekiri është martuar me Bisera Jordanovën e cila është e angazhuar në Agjencionin për inovacion.
Muhamedi dhe Bisera kanë një lidhje dashurie prej shumë vitesh dhe janë njohur që nga koha kur kanë punuar në televizionin Alsat. Asokohe Bisera ka qenë në pozitën e drejtoreshës gjenerale kurse Muhamedi drejtor i informacionit.
Në media janë publikuar tashmë disa foto nga martesa e çiftit dhe nusja duket shumë elegante.