Loredana është shpallur mbrëmjen e djeshme fituese e një çmimi në “MTV Europe Music Awards”.
Teksa po shijonte shfaqjen reperja shqiptare është takuar me futbollistin Cristiano Ronaldo. Cristiano ka pranuar të bëjë një foto me reperen shqiptare dhe Loredana e ka publikuar foton e tyre në Instagram.
Loredana fitoi çmimin “Performanca më e mirë zvicerane”. Reperja u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e veshur me të zeza me një look të veçantë.