I shpërthen makina në autostradë/ Biznesmeni digjet mes flakëve

Një 53-vjeçar është lënë të digjet i gjallë brenda një makine, teksa pasagjerët filmonin pamjet e tmerrshme të automjetit në flakë.

 

Biznesmeni Premchand Jain nga Riddhi, Indi ishte duke shkuar për në fabrikën e tij rreth orës 10 të së mërkurës, kur makina i shpërtheu në flakë.

 

Incidenti ndodhi në Kota dhe megjithëse shumë makina vazhdonin të kalonin, askush nuk ndaloi ta ndihmonte.

 

Sipas dëshmitarëve, makina e vi.ktimës ishte prishur në autostradë, por 53-vjeçari arriti ta rindezë dhe eci disa metra derisa ajo shpërtheu. Megjithëse tymi ishte një shenjë paralajmëruese, ai nuk mundi të dilte nga makina, teksa flakët e dogjën të gjallë dhe i morën jetën.

 

Në kohën kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, ishte shumë vonë.

 

Ai mund t’ia kishte hedhur vd.ekjes nëse një prej kalimtarëve do kishte ndaluar do kishte thyer xhamin e makinës dhe do e kishte nxjerrë jashtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...