A e dini pse puthim? Ja cila është historia e saj…

E dini cila është historia e puthjes? Puthja ishte menduar si një “model i evoluar kulturor i botës perëndimore”, sipas Sjelljes Krahasuese. Por, në vitin 1915, dy studiues vëzhguan shimpanze duke u puthur dhe ushqyer njëri-tjetrin. Kështu, vlerësohet që puthja mund të ketë origjinën nga kjo formë e të ushqyerit përmes puthjes.

 

Sipas Rafael Wlodarski, një shkencëtar i të dhënave të sjelljes, i cili studion filmatologjinë (shkencën e puthjes) në Universitetin e Oksfordit në Angli, puthja siç e njohim tani është shumë e re. Puthjet moderne janë te vjetra deri në 3.500 vjet.

 

Fjala “puthje” vjen nga India. Vaughn Bryant, një antropolog që studion shkencën e puthjeve në Universitetin A & M të Teksasit, i shpjegoi Wall Street Journal se rrënja e fjalës angleze “puthje” rrjedh nga fjala “kus”, e cila u përdor në Indi. Puthja e parë mund të ketë ndodhur me gjasë në këtë vend të Azisë Jugore.

 

Mendohet që puthjet u përhapën veçanërisht në Romë. Sipas psikiatrit dhe filozofit, Neel Burton, romakët i puthnin partnerët ose dashnorët e tyre, familjen dhe miqtë dhe sundimtarët. Për herë të parë në Rome një çift gjatë ceremonisë së dasmës së tyre u puthen para dasmorëve.

 

Por, me rënien e Perandorisë Romake, puthja si një gjest romantik ishte shuar. Deri në një mijë vjet më vonë, puthja nuk u kthye në romancë. “Puthja e Romeo dhe Xhulieta është emblematikë e kësaj lëvizjeje, e cila kërkonte të largonte kontrollin e familjes dhe shoqërisë dhe të festonte dashurinë romantike si një forcë çliruese, vetë përcaktuese.

 

Mendohet se të puthurit është një gjest romantik, por, besoni apo jo, puthja nuk ka të bëjë fare me dashurinë romantike. Shkencëtarët pranojnë se njerëzit të cilët janë tërhequr me njëri-tjetrin janë të detyruar të puthin dhe se njerëzit gjithashtu përjetojnë një kërkesë nën-ndërgjegjshëm për të. Por, veçanërisht gratë e konsiderojnë puthjen si të rëndësishme në një lidhje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...