HYRJELAJMEAKTUALITETSHKODËR, PËRKUJTOHEN 38 MARTIRËT

SHKODËR, PËRKUJTOHEN 38 MARTIRËT

Në kishën Franceskane të qytetit të Shkodrës është mbajtur një mbrëmje muzikore me lutje nga Kori dhe orkestra kishtare e Shëipërisë në nder të Imzot Vinçenc Prennushi dhe 37 shokëve të shpallur të Lumë nga Vatikani.

Ky event kulturor u transmetua mbrëmë live në star plus, ndërkohë që mbrëmja muzikore ishte ndarë në 6 akte, kushtuar 38 martirëve.

Arqipeshkëvi Angelo Massafra në fjalën e tin solli në vemendje kontributin e çmuar të Imzot Vinçenc Prennushi dhe 37 shokëve martir të kishës katolike.

Ndërsa kompozitori Luigi Aluisi, ndër të tjera në fjalën e tij shprehi një falenderim për arqipeshkëvin e Shkodrës Angelo Massafra , për 70 vjetorin e lindjes.

Pjesë e 6 akteve muzikore që u interpretuan me mjaft mjeshtëri nga kori dhe orkestra kishtare e shqipërisë, ishin një lutje për shpitrat e martirëve të shpallur të Lumë nga Vatikani.

Imzot Vinçenc Prennushi dhe 37 shokët martirë ja kushtuan jetën Atdheut dhe Fesë duke mos iu nënshtruar asnjëherë regjimit komunist, por duke I qëndruar besnik idealeve të tyre

TE TJERA

spot_img