‘Nuk e meriton famën!’/ Plas keq sherri, Young Zerka e poshtëroi ‘live’, Samanta Karavella e sulmon: Karaoket i bëje mirë në koncertet e mia

Mbrëmjen e kaluar në “Shiko kush luan” ka nisur një sherr i ri në estradën shqiptare.

Këngëtari Young Zerka është detyruar që të zgjedhje se cili nga artistët e vendosur përballë tij nuk e meritonte famën që kishte.

Pa u menduar dy herë, Zerka qëlloi mbi foton e Samanta Karavellës, duke vazhduar që në vijimësi të emisionit që ta ironizojë. Menjëherë pas kësaj puntate, ka reaguar me shpejtësi Samanta, e cila e ka ofenduar publikisht Zerkën.

“O Koçiii s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia… Eh pra, pas një buri (pa ‘rr’) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja.”

Me fjalinë e fundit, Samanta ka konfirmuar kështu edhe lidhjen e shumëpërfolur mes Ronelës dhe Zerkës, marrëdhënie që të dy e kanë mohuar gjithmonë.

Por historia e sherrit nuk i ka rrënjët në emisionin e djeshëm. Ronela dhe Samata kanë qenë shoqe shumë të ngushta derisa një moment ndaluan së foluri.

Vitin e kaluar Samanta tregoi në “Pop Culture” se miqësia mes saj dhe Ronelës mori fund për shkak të intrigave. Ndërsa për “Thumb”, Ronela u shpreh se sherri ishte një muhabet femrash.

Pas disa kohësh, Ronela hodhi një story duke kënduar këngën e koleges, duke lënë përshtypjen që mosmarrëveshjet ishin sheshuar me tyre. Por mesa duket do të presim edhe shumë replika të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...