5 mijë euro për një koncert/ Këngëtarja ngre në “piedestal” Luana Vjollcën: “Beyonce e Shqipërisë”

232

Marsela Çibukaj është një nga këngëtaret që është vlerësuar shumë për vokalin e saj. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, dhe gjatë intervistës, teksa është pyetur në lidhje me Luana Vjollcën, ajo e ka krahasuar me Beyonce.

Rudina Dembacaj e ka pyetur Marselën: “A të vjen keq që ti nuk mer 5000 euro në një koncert si Luana Vjollca?”

“Mbrëmjet nëpër klube kanë të tjera të ardhura, muzika që luan Luana apo muzika që vajzat e muzikës bëjnë pëlqehet më shumë sepse është më komerciale, shet më shumë, pëlqehet më shumë nga masa, ka audiencë më të madhe. Kjo ndodh në të gjithë botën. S’mund ta vesh në paragon Eric Clapton me Beyoncen, e kupton pra janë të ndara të gjitha, nuk më vjen inat”, është shprehur këngëtarja.

“Sapo the që Luana është Beyonce”, ka vazhduar më tej Rudina Dembacaj.

“Po në këtë realitetin tonë”, tha Çibukaj. “Të pëlqen Luana si këngëtare?”, e pyeti Rudina. “Kam tjetër gjykim nuk mund të them po ose jo kur nuk e dëgjoj live . Nuk e gjykoj dot”, tha Marsela.