Sjellja në jetë e një fëmije është një nga ato ngjarje që shenjon një pikë kthese të qenësishme në jetën e një çifti.
Kjo është arsyeja që gjithmonë e më shumë edhe baballarët duan të jenë pjesë e saj, ndonëse po t’u referohemi imazheve që na servirin shpeshherë filmat shumica prej tyre përfundojnë në dysheme pasi u bien të fikët që në momentin e parë.
Por, protagoniste e artikullit të sotëm është12-vjeçarja Jacee Dellapena. Vajza amerikane ka kaluar çdo pritshëmri pasi jo vetëm ka asistuar në lindjen e vëllait të saj të vogël, por edhe ka ndihmuar mjekun në momentin që ai po dilte.
Sipas babait të fëmijëve, Zack Dellapena, ajo kishte shprehur dëshirë për të qenë pjesë e procesit të lindjes të vëllait tjetër që dy vjet më parë, por sipas tij ishte ende e vogël për një hap të tillë.
Fotot janë shpërndarë nga ai në rrjetin social Facebook dhe kanë bërë xhiron e botës brenda pak minutash, duke e shndërruar Jacee në heroinën e botës virtuale.