Tronditet muzika shqiptare, ndahet nga jeta papritur anëtari i grupit të famshëm (FOTO)

Njëri prej muzikantëve më të njohur në trevat shqiptare, Nuredin Azemi është nd.arë nga jeta mëngjesin e sotëm. Anëtari i grupit të njohur muzikor nga Kosova ‘’TRIX’’ u nda nga jeta papritur, ndërsa nuk bëhet me dije se cili është shkaku i largimit të tij nga kjo jetë.

 

Lajmin e tr.ishtë e ka dhënë miku dhe anëtari tjetër i grupit ‘’TRIX’’ Veli Sahiti në profilin e tij në ‘’Facebook’’.

‘’TRIX’’ janë ndër grupet e para muzikore shqiptare që u themeluan pas Luftës së Dytë Botërore së bashku me TNT, MAK dhe Luniazët.

 

Grupi është autor i disa prej hiteve më të dëgjuara si: Zeshkania ime, Vallëzimi i Yjeve, Lamtumirë Gjeneratë, etj.

Njoftimi i Veli Sahitit:
Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherit edhe anëtari i grupit ‘TRIX’ Nuredin Azemi. Pu.shoftë në paqe shpirti yt! I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...