Temperaturat do të pësojnë ndryshim drastik/ Ja si do të jetë moti

206

Edhe pse kemi hyrë në muajin nëntor temperaturat vazhojnë ende të jenë të larta. Por sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në ditët në vijim temperaturat do të ulen me disa gradë.

Pritet që në zonat malore temperaturat të luhaten deri në 6 gradë celsius dhe në zonat bregdetare të shkojnë deri në 14 gradë celsius.

Kurse gjatë pasdites së sotme pritet të ketë reshje shiu në disa zona. Në zonat luginore do të ketë edhe mjergull.

Ndërsa nesër dita do të jetë ‘’gri’’. Pra moti do të jetë i vranët në gjithë territorin e vendit. Në disa zona do të ketë edhe shi. Në qytete si Shkodra, Lezha, Vlora dhe Gjirokastëra pritet të ketë edhe shtrëngata.