Dy moderatoret e njohur nga emisioni i tyre ‘Thumb’, Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta janë teje të përfolura në mediat rozë. Përveç punës që ndajnë bashkë dhe raportit si kolege, dy moderatoret kanë treguar se përtej kësaj janë edhe dy mikesha shumë të mira.
Si Fatma edhe Aulona ndajnë foto dhe video në rrjetet sociale nga koha që kalojnë sëbashku.
Këtë herë ka qenë Aulona ajo që ka risjellë në vëmendje sesa miqësi të ngushtë kanë sëbashku, përmes një postimi në Instagram.
Me një foto ku shfaqen të dyja të veshura në të njëjtën ngjyrë moderatorja shkruan: Los Buqindas po behen gati per “Thumbon”… Nderkohe kemi 12 vjet qe punojme bashke…dhe te mendosh qe s’e kemi bere asnjehere unfollow njera tjetren ne rrjetet sociale ??? Keshtu qe Le ta pranojme… Jemi padyshim dyshja me jetegjate e ekraneve shqiptare ??