Ingrit Gjoni përlotet në emision: Nga shtëpia habitesha me të ftuarit që qanin

Ingrit Gjoni ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” për të treguar më shumë mbi klipin e saj të ri “Lumja unë” që vjen në bashkëpunim me Cristi Mega dhe është në gjuhën rumune e në gjuhën shqipe.

Pjesë e videoklipit janë edhe dy miqtë e Ingritit, ish-banorja e Big Brother, Genta Gjalpi dhe menaxheri Xhani Demika. Ata e kanë surprizuar Ingritin gjatë emisionit me nga një videomesazh.

Këngëtarja mbushi sytë me lot pasi pa videomesazhet dhe i tha Rudinës se ishte habitur kur të ftuarit e saj qanin në emision, por tani e kuptoi pse.

“Unë e ndjek emisionin se është orari i drekës. Gjithmonë jam surprizuar me të ftuarit e tu që janë përlotur, janë prekur dhe të njëjtën gjë po pësoj dhe unë sot”, u shpreh Ingriti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...