Zbuloi emrat e ish-studentëve që ngeli në klasë, Iris Luarasi u kërkon falje personazheve të njohur

Disa ditë më parë, pedagogia Iris Luarasi dha një deklaratë të fortë kur tha publikisht emrat e 4 ish studentëve të saj, që tani janë personazhe të famshëm, që i ka ngelur në klasë.

 

E ftuar më emisionin “Soirée”, Irisi u shpreh se çdo gjë është keqkuptuar dhe se ajo e ka thënë me shumë sportivitet pa dashur t’i prishë imazhin askujt.

 

“Unë do thosha që ju të katërt, në fakt, nuk keni qenë ngelësa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10. Kur po shikoja emisionin në YouTube, aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thosha që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime, kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falënderoj shumë, në fakt, që më ke thirrur sot për ta sqaruar“,- është shprehur Iris Luarasi përballë Jonida Shehut.Ndër të tjera ajo tha se kur deklarata e saj u bë lajm kudo, i ka marrë të katërt ish studentët e saj që sot janë të famshëm në telefon, për t’u kërkuar falje.

 

“Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty, dhe ju kërkova falje, sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri, në fakt, pa dashur, në mënyrë absolute, t’ju prishja imazhin. Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, saç keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivitet“,- ka sqaruar më tej Iris Luarasi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...