Reshjet e shiut permbysin rruget e qytetit…

Vetëm pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar për të krijuar një situatë kaotike në rrugët e qytetit të Vlorës, të cilat u përmbytën nga uji.

Mësohet se disa nga rrugët e këtij qyteti qëndruan të përmbytura rreth një orë. Për pasojë rruga, në vendin e njohur si “Albano dhe Romina” ka pasur probleme në qarkullim.

Po ashtu reshjet e shiut kanë sjellë probleme dhe në akset lidhëse nga rruga Trasballkanike në drejtim të bulevardit, kryesisht “Veledin Kollozi” dhe Rruga “Kosova”.

Ndërkohë, në terren kanë shkuar punonjësit e ujësjellësit dhe kanalizimeve, të cilët po punojnë për të normalizuar situatën në qytetin e Vlorës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...