Bebe Rexha sërish ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi provokuese.

Mes shumë komenteve që ka marrë, bie në sy komenti i grimerit shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanoviç.

Mario i shkruan Bebes në shqip: “Mos na korit vajzë”.

Ai ka marrë reagime të shumta nga shqiptarët në këtë koment, pasi shumica janë befasuar që ai di të shkruajë në shqip.

Dedivanovic është grimeri personal i Kim Kardashian dhe bashkëpunëtor i ngushtë i familjes më të njohur në Amerikë.

Së fundmi ai ka hapur edhe biznesin e tij në New York, ku bashkëpunon me shumë artistë tjerë ndërkombëtarë.