Lajm i keq për Alvinin në kampin e ISIS, “Save the Children”: Nuk është nën kujdesin tonë!

Ende ka ngelur e pa zgjidhur çështja e vogëlushit Alvin Berisha.

Problemi i tij u bë publik rreth tri javë më parë, kur Alvin u shfaq në emisionin “Le Iene”, teksa i ati kishte shkuar bashkë me stafin e emisionit për ta kërkuar e gjetur në kampin Al Howl në Siri, ku qëndrojnë ish-luftëtarë dhe terroristë të ISIS.

Fundjavën e shkuar u raportua se Alvini ishte nën kujdesin e organizatës britanike ‘Save the Children’. Gazetari Muhamed Veliu raportoi për një komunikim që kishte patur me “Save the Children”.

Në përgjigjen kthyer TCH nëse Alvin Berisha është nën kujdesin e kësaj organizate, kjo gjë mohohet.

Madje, në deklaratë thuhet:

Alvin Berisha nuk është nën kujdesin e Save the Children në kampin Al Hol. Duke marrë në konsideratë këtë çështje të komplikuar të fëmijëve të juaj në Verilindje të Sirisë, ne do të preferonim për të mos komentuar apo spekuluar se çfarë është duke ndodhur me të dhe se si është ai”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...