Rrëqethëse/ I riu shqiptar publikon videon nga kamioni për Angli: Qëndruam poshtë 5h, ju rujt Zoti shqipe!

39 persona gjetën vdekjen në një kamion i cili kishte si destinacion Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e temperaturave të ulëta ku ishin strukur. Viktimat kishin kombësi kineze dhe teksa lajmi u përhap me shpejtësi në mediat ndërkombëtare, të gjithë me zemër të ngrirë shpresonin që pjesë e grupit të mos ishte ndonjë i ri shqiptar.

 

Vitet e fundit me një pagesë prej 7000 eurosh e lart, shumë të rinj ndërmarrin rrezikun të hyjnë ilegalisht në Angli duke shkuar me kamion.

 

Këtë eksperiencë të tmerrshme, e ka shpjeguar më së miri një ri shqiptar për JOQ Albania. Ai thotë se sëbashku me grupin, qëndruan 5 orë poshtë kamionit dhe përsëri i kapën.

 

Djali shkruan:

Pershendetje joq, po ju dergoj perseri nje video tjtr duke marr shkas nga lajmi qe u dha per ata 39 kinezet qe u gjenden te vdekur ne kamion. Uroj qe asni shqiptar mos tket fatin e tyre sepse shoh shum shqipe qe jan te deshperuar ,edhe provojn cdo lloj menyre per te kaluar ne angli.

 

Ne kete video kemi rreziku jeten duke qendru posht kamjoni per 5 ore, perseri na gjeten, vetem ata qe e kan provu mund te na kuptojn sesa kemi vujt. Kam lexu shum komente ne videon e par na ofendonin sesi po jetojm neper qadra ska problem veq dua tu them ju rujt zoti shqipe

 

e mos paqi nevoj me jetu kurr neper qadra apo me hy posht kamionave me rreziku jeten per me pas ni tardhme ma tmir. Faleimderit nese e postini dhe faliminderit gjith atyne qe luten per ne ??? Zoti i rujt gjith shqiptaret”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...