“Bënim namin”/ Ingrit Gjoni flet për “kohët e arta”: Si i prishnim lekët me Çiljetën

Nëse nuk i ke dëgjuar këngët “Puçi puçi” apo “Mike dhe rivale”, atëherë nuk e njeh periudhën e artë kur Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni bënin namin.

Dy këngëtaret, mike prej vitesh, asokohe ishin kryefjala e mediave dhe sot vazhdojnë të ruajnë të njëjtin sukses.

E ftuar në “Why not”, Ingrit Gjoni u pyet nga Roza Lati se cili ka qenë bashkëpunimi nga i cili ka palosur më shumë lekë dhe këngëtarja kujtoi kohët e arta me Çiljetën.

“Kur kemi qenë më të reja kemi pasur më shumë dëshirë për të harxhuar sesa për të kursyer. Në periudhën tonë të artë me Çiljetën, aty ku lindi dhe bashkëpunimi ynë, se nuk mblidhte lekë as njëra, as tjetra.

E kishim mendjen vetëm të blinim, të shëtisnim, kemi shëtitur botën të dyja, kemi bërë shumë aktivitete, ka qenë një 5-vjeçar shumë intensiv, por për punën e lekëve, atë periudhë nuk gjendeshin.

Duke u rritur, duke u bërë më familjare, të vijnë dhe pak trutë. Bashkëpunimi me Gjeto Lucën rezultoi i suksesshëm, ne kemi shëtitur gjithë botën bashkë, dhe mund të kemi bërë dhe ca më shumë lekë”, tregoi Ingriti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...