Anullohet takimi i Ramës me Presidentin maqedonas/ Shkak gjendja shëndetësore e kryeministrit

Zyra e shtypit e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar lidhur me anulimin e takimit që kreu i shtetit në Shkup kishte planifikuar me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.

 

Në një përgjigje për Fax News, zyra e shtypit bën me dije se, anullimi i takimit erdhi si pasojë e gjëndjes shëndetësore të Ramës, por pa dhënë detaje se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.

 

“Takimi u anulua me një marrëveshje të ndërsjellë midis protokolleve të dy zyrave, Kryeministri Rama dhe Presidenti Pendarovski. Arsyeja ishte se, për shkak të çështjeve shëndetësore ajo u anulua dhe kryeministri Rama foli personalisht me Presidentin Pendarovski për të kërkuar falje që nuk mund të takohej. Ky është komenti ynë. Nuk kam detaje të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e zyrës së shtypit të presidentit të Maqedonisë së Veriut.

 

Ndërkohë, nga zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me anullimin e takimit, ndërsa duhet theksuar se, shefit të qeverisë i është dashur disa herë, në mnyrë sekrete, ti drejtohet spitaleve për të kërkuar ndihmë shëndetësore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...