A ta shesim vellane? I tha babai vajzes, pergjigjja e saj do i’u shkrij se qeshuri

Të gjithëve pa përjashtim na pëlqejnë ato ngac. mimet spontante që na shkrijnë së qeshuri, duke e ditur këtë, ne kemi përzgjedhur 10 pjesëza që edhe po të doni ju nuk do të mund të rrini dot pa qeshur!

 

Për kënaqësinë tuaj i kemi renditur mëposhtë, kërkesa jonë e vetme është që të na thoni cila ju pëlqeu më shumë, ose cila ju bëri të qeshnit më tepër?

 

Babai dhe vajza e vogël
Vajza e vogël qe ulur në prehërin e babit. Aty pranë në krevatin e vockël flinte vëllai i saj i porsalindur, të cilin ajo e vështronte me interesim të veçantë.

– Bija ime, – iu drejtua babai, – sot një burrë më ofroi një shumë të majme për vëllanë tënd të vogël. Si thua, e shesim?

Vajza bëri “jo” me kokë.

– Pa mendo pak, sa gjëra të bukura mund të blejmë me ato para, – vijoi babai.

– Jo, babi, jo, – u përgjigj vajza, – më mirë të presim të rritet edhe pak, që ta shesim më shtrenjtë…

 

Pantallonat e vëllait
Edukatorja harxhoi pesëmbëdhjetë minuta, për t’i veshur pantallonat tejet të ngushta një vajze të vogël.

Pasi mbaroi punë, deshi të largohej, por vogëlushja e tërhoqi për fustani.

– Këto nuk janë të miat!

Duke sharë nëpër dhëmbë, edukatorja harxhoi edhe dhjetë minuta të tjera për t’ia hequr pantallonat, kur vajza ngriti kokën, e pa në sy dhe tha:

– Janë pantallonat e vëllait tim të vogël, por sot m’i veshi mua.

 

Djaloshi
Vogëlushja kundron me vëmendje për disa minuta djaloshin, i cili ka ardhur për herë të parë te motra e saj e madhe.

– Mund të ulem në prehrin tuaj? – pyet vajza më në fund.

– O, natyrisht, – u përgjigj buzagaz djaloshi. – Më duket se kërkon të më tërheqësh veshët, që dua të të marr me vete motrën tënde të dashur?

– Jo, jo, – ia pret vogëlushja, – dua të shoh një fjalë…

– Ç’fjalë moj?

 

– Sot, kur po hanim drekë, motra tha se sikur dikush ta ketë të shkruar në surrat fjalën “debil”, ky duhet të jeni… me siguri… ju!

Vajza e doktorit
Vajza gjashtëvjeçare e mjekut hap derën.

– Në shtëpi është doktori? – e pyeti vizitorja.

 

– Jo, madam, është në ope. racion, po heq një apandesit.

– Pa shiko, sa fjalë të vështira ditke ti! Po mirë, e di çdo të thotë kjo?

Vogëlushja pohon me kokë:

– Sigurisht, madam. Kjo do të thotë 1 mijë dollarë përveç ane.ste.zisë.

Vogëlushja dhe shitësja
Babi me të bijën e vogël hynë në një dyqan. Pa nisur mirë me blerjet, vogëlushja e tërhoqi të atin nga mënga dhe i përshpëriti:

 

– Babi… më bëhet pi-pia.

– Prit dy minuta, shpirti i babit, – iu lut i ati.

– Ooo, nuk e mbaj dot, – bër.titi vajza.

Në ndihmë i erdhi shitësja, e mori për dore dhe nxitoi me të për në tualet.

Kur u kthye vajza, babai e pyeti:

– Bija ime, e falenderove teton e mirë?

– E përse u dashka ta falenderoj? – protestoi vogëlushja. – Ajo nxitoi për hallin e vet në tualet.

 

Ema e vogël
Ema e vogël ishte në një shfaqje cirku. Kur vajza u kthye në shtëpi, e ëma deshi të shfrytëzonte rastin, për t’i bërë pak moral.

– Kur qentë, macja dhe majmunët janë aq të dëgjueshëm, a nuk duket që ti, vajzë e vogël, duhet të jesh edhe më e dëgjueshme? – e pyeti ajo të bijën.

– Po, mami, po, sikur edhe unë të isha aq e mësuar, sa ato.

 

Irina
– Irina, përse po qan?

– Mami i tha babit “gomar”, ai ia ktheu “bibë”!

– E çfarë pastaj?

– Po unë ç’qenkam atëherë?…

 

Fotografi
As fotografi, as e ëma nuk po e bindnin dot vajzën katërvjeçare të rrinte e qetë, për ta fotografuar.

Më në fund fotografi i shprehu mendimin, që “vogëlushja e mirë” do të qetësohej, nëse mami dilte për pak minuta.

Dhe vërtet, në mungesë të saj gjithçka mbaroi për bukuri dhe ai e fotografoi vajzën. Rrugës për në shtëpi mami e pyeti të bijën:

– Si ia bëri ai xhaxhi i mir dhe të bindi të rrije urtë?

– Mami, sapo dole ti, ai m’u afrua më zuri nga supet, më shkundi mirë e mirë e më tha: “Pa qetësohu, rru. gaçe e ke.qe apo do të ta thyej kokë me këtë trekëmbësh?” E ç’më mbeti mua?

 

Mami dhe Lida
Lida e vogël: Mami, ti më ke thënë që ëngjëjt kanë krahë dhe mund të fluturojnë, kështu?

Mami: – Po, bija ime.

Lida: – Mbrëmmë, kur ti nuk ishe në shtëpi, dëgjova babin ta quante dadon time “ëngjëll”. E kur do të fluturojë ajo?

Mami: – Që nesër, bija ime…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...