HYRJELAJMEKlajdi Haruni bie nga skena dhe “Dhëmbët copë”

Klajdi Haruni bie nga skena dhe “Dhëmbët copë”

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Klajdi Haruni ka rënë nga skena në një prej koncerteve dhe këtë e ka zbuluar gjatë intervistës me Marina Vjollcën në Klanifornia.

Marina e pyeti Klajdin se cila është gjëja më e sikletshme që i ka ndodhur dhe këngëtari tregoi sesi ra nga skena në një koncert në Dibrën e madhe.

“Kemi qenë një koncert në Dibrën e Madhe, nga fillimet e koncerteve. Sa po mbaroja performancën, ndërkohë Flori po zbriste shkallët. Unë me peshqir në dorë (duke e tundur) dhe rashë nga skena. Dhëmbët copë, u ngrita dhe “Moj e mira vetull o”. Këngën e vazhdova ama…”, tregoi Klajdi.

“Thuaje dhe pjesën mbrapa se është e lezetshme shumë”, i tha Bruno.

“Bruno ishte aty. E pyes u duka keq, të pash pak në fillim tha dhe pastaj s’të pashë më, sikur unë rashë nga kati i 7”, tregoi Klajdi.

TE TJERA

spot_img