E PAPPRITUR/ Rikthehen reshejet e shiut, ja çfarë “surprizash” ka rezervuar moti për ditët në vijim

Një javë e re fillon nga dita e nesërme ndërsa moti mbi vendin tonë ditët e para të javës do të vijoj i kthjellët për të ardhur më pas paqëndrueshmëria.

 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë tre ditët e para të javës, e hënë, e martë, e mërkurë, do të jenë me mot të kthjellët dhe vranësira fare të pakta kalimtare mbi relievet malore. Era do të fryjë e qetë deri në 10m/s, ndërsa për t’u theksuar është se gajtë orëve të mëngjesit do të ketë mjegull / mjegullinë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

 

Duke nisur nga dita e enjte, përfshi dhe ajo e premte, moti pritet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe me intervale me diell. Në orët e pasdites të ditës së enjte do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të vijojnë edhe përgjatë ditës së premte por aktiviteti i tyre do të jetë kryesisht në orët e mëngjesit dhe ato të mbrëmjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...