“Alvin Berisha është në duar të sigurta”, gazetari jep lajmin e mrekullueshëm

Gazetari Taulant Kopliku ka dhënë një lajm mjaft të mirë për të gjithë, sidomos pas lajmeve që qarkulluan nëpër media se kampi ku ndodhet Alvin Berisha në Siri, ishte marrë nën kontroll nga terroristët.

Kopliku shkruan në rrjetet sociale që kjo jo vetëm nuk është e vërtetë, por ka kontaktuar personalisht me vullnetarët e Save The Children në kamp, të cilët i kanë komunikuar se Alvin 11-vjeçar është nën kujdesin e kësaj organizate.

“Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media. Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira”, shkruan Kopliku.

Reagimi i plotë:

Ka qe dje qe qarkullon ne mediat shqiptare ky lajm. Normal eshte shqetesues dhe merr vemendjen e duhur nga opinioni i nje vendi qe ka shtetasit e tij (femije) atje.

Por fatmiresisht brenda lajmit te keq ka edhe lajme te mira. Ne te vertete ka patur perplasje te vazhdueshme ne kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para nderhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me arme te ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kane qene prezente rregullisht ne kamp. Kjo nuk do te thote se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Per te hyre ne teme. Sapo u informova nga vullnetaret e Save The Children ne kamp. Edhe sot ata e kane kontaktuar Alvinin i cili eshte nen kujdesin e kesaj organizate. Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media.

Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira.

#AlvinNeShtepi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...