Shqiptarët bëhen bashkë/ Mblidhen paratë për sjelljen e trupit të shqiptarit që i moren shpirtin në Suedi

336

Një 44-vjeçar shqiptar humbi jetën tra gjikisht në Suedi, pasi një sherri me disa rusë, të cilët e ekz ekutuan në muajin shtator të këtij viti.

- PUBLICITET -

Sokol Sulaj, ishte azilant në vendin nordik dhe ka jetuar në kampin e refugjatëve në Boden. Ai ishte i dashur dhe i respektuar prej të gjithë shoqërisë dhe priste dita-ditës që migracioni t’i jepte lejen e qëndrimit për të filluar jetën e tij me dëshirën e madhe për të ndërtuar familjen e tij një ditë.

Motra e tij shkruan se këtë ëndërr ia shuan dy azilantë të tjerë më 23 shtator 2019 në orën 01.30 të mëngjesit. Dy refugjatët e tjerë që i morën shpi/rtin Sokolit, ishin nga Rusia dhe Georgia. Ata janë arrestuar nga policia.

Motra dhe nëna e Sokolit bënë një apel rrëqethës ku kërkuan ndihmën e shqiptarëve për të mbledhur 4 mijë euro për kthimin e trupit në Shqipëri, të cilat nuk mund t’i siguronin dot për shkak të pamundësive financiare.

Dhe ashtu siç e kanë dëshmuar gjithmonë zemërgjerësinë e tyre, shqiptarët u bënë të gjithë bashkë dhe mundën të siguronin shumën e parave që duhej për kthimin e trupit të pajetë të 44vjeçarit në atdheun e tij.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga motra e Sokolit, Anila, e cila falenderon të gjithë shqiptarët jo vetëm për mbledhjen e parave, por edhe për ngushëllimet që shprehën ndaj familjarëve të Sokolit, i cili humbi jetën pabesisht.

Në një koment në apelin që u shpërnda ne media te shkruara, ajo shkruan:

Ju falenderoj te gjitheve pa mase per ngushellimet dhe kontributin tuaj, fale te gjitheve ju dhe Jean Williams, e cila depozitoi 4000 dhe parate jane mbledhur per te sjelle trupin e vellait tim ne shtepi. Zoti ju dhente sa me shume kohë me njerezit e dashur, pasi une nuk e kisha me engjellin tim.”

- PUBLICITET -