Iu kërkoi të mos flisnin shqip, shqiptarët “zhdëpin” në dru pronarin e lokalit në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Greqi, ku një grup shqiptarësh janë përleshur fizikisht me disa grekë në një lokal në Pyrgos.

Sipas mediave greke, shqiptarët po flisnin në gjuhën amtare, gjë e cila shkaktoi irritimin e djalit të pronarit të lokalit, i cili iu kërkoi të mos flisnin shqip.

Grupi i shqiptarëve menduan se mos ky ishte një keqkuptim dhe nisën sërish të komunikojnë shqip me njëri-tjetrin.

Më pas greku nuk duroi dot më dhe iu kërkoi shqiptarëve të largoheshin nga lokali.

Kaq mjaftoi që situata të ndizet dhe mes tyre nisi një konfrontim fizik, ku u përfshinë disa persona.

Policia u lajmërua dhe mbërriti në vendin e ngjarës dhe ndaluan një nga shqiptarët, duke i vënë prangat.

Nga konflikti mes shqiptarëve dhe grekëve, pronari i lokalit përfundoi në spital, me lëndime fizike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...