Grida Duma, sfidë Bashës: E gatshme të kandidoj për kryeministre

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Aktualitet”, teksa ka folur për librin e saj, është pyetur dhe për ambiciet e saj si politikane dhe nëse do të kandidojë për kryeministre, njejtë siç bëri dhe Vjosa Osmani në Prishtinë.

Duma e ka lënë të hapur si mundësi, teksa është shprehur që këtë gjë le ta përcaktojë vota e qytetarëve, duke sfuduar kështu edhe kryedemokratin, Lulzim Basha.

“Atë gjë le ta përcaktojë vota e qytetarëve. Pa asnjë diskutim.

Nëse ka një gjë, që e gjykoj unë tek politikanët në Shqipëri, është sepse nuk prodhojnë dhe pse nuk afrojnë njerëz të ngjashëm.

Gjëja më e pranueshme është të dish që ke sjellë tre-katër njerëz të ngjashëm.

Nëse ti do të kesh kënaqësinë të vish në zyrën time në PD, një gjë do ta gjesh pa diskutim, së paku 5 apo 6 të rinj përditë, të cilët unë mendoj se janë gjithçka që duhet lënë.

Grida është kjo që është, bën pjesën e vet, por gjëja më e rëndësishme është shkolla politike që në lëmë.

Dhe nëqoftëse ne do të vazhdojmë me teorinë mos rrit askënd, mos avantazho askënd, mos mbështet askënd që të jesh vetëm ti, kemi për ta humbur toruan për vetë”, është shprehur ndër të tjera Duma

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...