Zgjedhja e Valdrin Pjetrit në Shkodër/ Bushati: S’e kam rekomanduar unë

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe anëtari i Kryesisë të PS Ditmir Bushati tha se emrin e Valdrin Pjetrit për kandidat nuk e ka rekomanduar ai.

 

Bushati theksoi se duhen filtra në parti, që persona të tillë të mos zgjidhen deri në funksione të larta, si kryetar i Bashkisë Shkodër.

 

Ditmir Bushati: Valdrin Pjetrin nuk e kam rekomanduar unë, por kjo nuk ka rëndësi. Unë kam, ndarë përgjegjësinë individuale me atë të përgjithshme. E dyta është që ne duhet të mbajmë përgjegjësinë që na takon. Unë i pari kam kërkuar ndjesë për këtë gjë, por kam kërkuar që PS t’i kërkojë ndjesë Shkodrës. Këtu nuk kishim ndonjë anëtar, por këtu kishim numrin një të një prej bashkive më të mëdha në vend dhe një prej qyteteve që ka lënë gjurmë në historinë e shtetit shqiptar. Në politikë edhe gabohet.

 

Personi në fjalë nuk ka ardhur nga karriera në PS. Nuk është as blasfemi që dikush që ka jetuar aty në Shkodër të bëhet kandidat. Unë mendoj se problem janë filtrat që të zgjedhim kandidatët. Duhet t’i japim më shumë peshë socialistit dhe jo ta thërrasim kur na duhet ne ta thërrasim.

 

Duhet të bëjmë më shumë për komunitetin, e gjithashtu duhet të vendosim në funksionim edhe garën brenda në parti. Kush jemi ne që ta gjykojmë një person që kishte këtë problem. E para është vullneti politik dhe e dyta është sinqeriteti për raportin me të vërtetën dhe e treta si ka mundësi që ka guxuar të hyjë në politikë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...