Vëlla e motër, jetojnë pa prind në kushte të rënda ekonomike

Janë vetëm 16 dhe 14 vjeç, por për Stejsin dhe Besjadën çdo ditë është një sfidë. Çdo ditë shënjon dhimbjen, trishtimin dhe mizorinë në të cilën jetojnë.

3 vite më parë babai i ndërroi jetë, duke e lënë familjen në mëshirë të fatit, pa asnjë mundësi. Por, fatkeqësia për vëlla e motër nuk do të soste. Para 3 muajsh nëna i braktisi, duke i lënë të vetëm dhe të rrënuar. Pasi ka shkëputur çdo kontakt me ta.

Besjada jeton në fshatin Trashovicë në Gramsh së bashku me gjyshin e sëmurë, në një shtëpi gati të rrënuar dhe pa asnjë kusht. Të ardhurat e vetme vijnë nga pensioni i gjyshit prej 100 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, Stejsi qëndron në konvikt në Elbasan, ku vazhdon shkollën e mesme profesionale për elektricist. Mes vështirësive të shumta, ai ka zgjedhur ta vazhdojë sepse babai i la amanet të kishte një zanat. Por, nga kushtet e këqija ai rrezikon ta lërë shkollën. Janë dy fëmijë të cilët janë krejt të vetëm dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.

“Po të ishin të dy prindërit jeta jonë do të ishte shumë ndryshe. Babi vdiq nga një aksident. Kurse mami na ka lënë para 3 muajsh, ka ikur. Kemi provuar ta marrim në telefon, por ajo i ka bllokuar numrat. Nuk e marrim dot, por as ajo nuk na merr. Kam ëndërr të mbaroj shkollën dhe më pas mund të gjej ndonjë punë. Shkollën unë e vazhdoj për elektricist dhe librat nuk i kam marr akoma. Sepse duhen lekë për t’i blerë. As motra nuk i ka të gjithë librat, vetëm gjysmat ato çfarë i dha Bashkia. Rrobat që vesh mi kanë dhënë, sepse nuk kam mundësi që t’i blej.”

Besjada, e vetme i duhet të mbajë shtëpinë, të kujdeset për gjyshin dhe të shkollohet. E tremb e ardhmja, sepse nuk e di çfarë do të bëhet me të.

“Paradite më duhet të shkoj në shkollë, ndërsa pasdite më duhet të vij në shtëpi. Të bëj për të ngrënë, të kujdesem për gjyshin dhe të bëj punët e tjera. Më pas kur më ngelet kohë, mundohem të bëj mësimet. Është shumë e vështirë që t’i bësh gjithë këto gjërat vetëm. Nuk kam asnjë mbështetje, asnjë njeri që të më rrijë afër. Gjyshi është 88 vjeç dhe ai nuk mund të jetë përgjithmonë. Ndaj kam frikë se mos mbetem vetëm.”

Ndërkohë, gjyshi i të rinjve me zërin që i dridhet lutet që të gjendet një strehë për nipin e mbesën e tij. Pasi kushtet e shtëpisë që kanë janë skandaloze dhe i rrezikohet jeta. 14-vjeçarja thotë se tashmë që fillon edhe dimri e shirat janë më prezent, gjithçka hyn brenda në shtëpi. Duke ia bërë të pamundur jetesën

“Në shtëpi gjendja është shumë e vështirë, kam shumë frikë që të rri këtu. Sidomos natën. Dritaret janë të thyera dhe mund të hyjnë akrepat, nepërkat. Tavani është i çarë dhe kur bie shi, hyn i gjithi brenda. Shtëpinë e kemi pa pllaka, tavani është i çarë dhe natën mund të na bjerë në kokë.

Nuk dihet, jemi në dorë të Zotit. Rrugën për të dalë në qytet e kemi shumë larg, është 1 orë në këmbë. Kemi dhe një përrua afër dhe kur bie shi, nuk kalohet. Nga njerëzit kërkoj një ndihmë, sado që të vogël. Që të na plotësohen disa kushte, sa për të jetuar pak më mirë. Se kështu si jemi nuk jetohet dhe është shumë larg.”

Rasti i rëndë është publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i cili bën thirrje për t’i ardhur në ndihmë këtyre dy fëmijëve. Të cilët kanë nevojë për një fije shpresë, se dhe për ta jeta mund të jetë e bukur

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...