“Nuk jam unë autori…”, 26 vjeçari mohon akuzat por Gjykata e Shkodrës e lë 40 ditë në qeli…

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për Marash Arrajn, i dyshuar si autor i vr.asjes së kushëririt të tij Lazer Arraj. Prokurorja e çështjes Esmeralda Ndoci kërkoi këtë masë sigurie me afat për të pritur aktet e ekspertimit të rrobave dhe prova të tjera plotësuese.

Në sallën e gjyqit i dyshuari nuk ka pranuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vra.sjen. Por gjyqtarja e çeshtjes Ermira Dedja vendosi ta lerë në burg 40 ditë sipas kërkesës së prokurorisë.

55-vjeçari Lazer Arraj u gjet i vr.arë në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit tre ditë më parë ndërsa ishin nipat e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë dhe lajmëruan policinë. Për vr.asjen si të dyshuar kryesor policia arrestoi kushëririn e tij, Marash Arraj duke deklaruar se shkak ka qenë një konflikt i vjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...