“Njëri duhej të hiqte dorë”, vjehrra e Floriana Garos tregon sekretin e lidhjes që ajo kishte me djalin e saj: E dija problemin

Vjehrra e Floriana Garos, Lumturi Ratkoceri ka rrëfyer detaje të reja, lidhur me fillimet e lidhjes së moderatores me djalin e saj, Enisin.

 

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u shpreh se Floriana ishte jo vetëm një vajzë e bukur, por mjaft e dashur dhe vështirë të gjeje diçka që nuk shkonte tek ajo.

 

“Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. E kishim planifikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë. Kur më telefonoi djali dhe më tha: Hë si t`u duk? I thashë: U përpoqa t`i gjeja diçka që s`më pëlqente tek ajo, por s`munda”, tregoi Lumturia.

 

Lumturi Ratkoceri tha se e dinte që në fillim se largësia do të ishte një problem për çiftin. Kjo do të thoshte se njëri prej tyre duhej të hiqte dorë nga karriera.

 

“Problemi im i vetëm ishte largësia. Mendova cili nga ata do hiqte dorë nga karriera e tij, se të dy ishin të suksseshëm, pastaj gjërat shkuan ashtu si shkuan”, u shpreh Lumturia.

 

Pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, ishte Floriana ajo që u largua në Gjenevë pranë partnerit, ku edhe ka krijuar familjen e saj larg ekranit.

TE TJERA