Mënyra e përqafimit, flet shumë për marrëdhënien tënde

199

A

Ky konsiderohet si një përqafim miqësie dhe nëse ti përqafon kështu e ke të vështirë ta hapësh zemrën tënde dhe nuk e bën me këdo.

Je një person i kujdesshëm kur dashuron dhe u kushton shumë vëmendje edhe gjërave më të vogla. Beson se gjërat e vogla të përbashkëta me kalimin e kohës do të krijojnë një afeksion të madh. Për ty, dashuria nuk mund të jetë pa empati dhe mirëkuptim. Nëse të pëlqen një person, pret me durim derisa partneri të jetë i sigurt për ndjenjat e tij në vend që të shprehet spontanisht.

 

B

Ti zgjedh përqafimin e dashurisë me shikim të parë duke treguar që je një tip romantik e i ëmbël. Je një person shumë pasionant kur dashuron dhe sapo dashurohesh me dikë s’ke sy për askënd tjetër. Përveç të tjerash, ky tip përqafimi zbulon gjithashtu se je një person i cili lehtësisht mund të zhvillojë ndjenja e të dashurojë me shikim të parë. Me fjalë të tjera, je një person shumë i thjeshtë për t’u fituar.

 

C

Ky përqafim tregon se je shumë i kujdesshëm kur hyn në një marrëdhënie dashurie. Kërkon gjithmonë ndjenjën e sigurisë. Kjo gjë të bën të vëmendshëm për gjërat dhe njerëzit që ke rreth vetes. Në dashuri, nuk mund ta injoroni këtë përkujdesje, e keni të vështirë të dashuroheni thjesht sepse nuk mund të gjeni dot një person t’ju ofrojë siguri absolute.

 

D

Ky përqafim tregon se keni gjetur ndjesinë e kënaqësisë dhe lumturisë në marrëdhënien tuaj. Nuk keni asnjë problem, mund të bëni gjithçka që ju do zemra dhe të ndiheni të lirë të bëni atë që dëshironi. Por edhe për këtë, keni tendencë të mërziteni sepse dëshironi të keni në krah një person më interesant. Çdo njeri ka një mënyrë të tijën të të dashurit dhe çdo gjë që i jep partnerit që nga shikimi, puthjet përqafimet, mund ta bëjë gjysmën tjetër të ndihet me fat.