Peter Malota lindi në Malësinë e Madhe më 28 gusht 1958. Ai është më tepër i njohur për publikun amerikan nëpërmjet tre interpretimeve të tij në filmat e Zhan Klod Van Damit.
Në vitin 1985, Piter debutoi në filmin e tij të parë si një pjesëtar i një grupi gangësterësh në filmin “Los Angeles Streetfighter”. Në vitin 1991, Piter nis të punojë me Van Damin. Filmi i parë i këtij bashkëpunimi ishte “Double impact”, ku shqiptari luan rolin e një vrasësi që ishte shumë i zoti me thikat që nxirrte nga këpucët. Filmi i dytë është
“Nowhere to run” (1994), kurse filmi i tretë për të është “The quest”, viti 1996, ku ai luan rolin e kampionit spanjoll, me të cilin Van Dami do të ndeshet gjatë turneut. Pas pesë vjetësh shkëputjeje, Piteri rikthehet sërish për të punuar me Van Damin te filmi “The Order” (2001)
Aktualisht, Piter Malota e ka rezidencën në Miçigan, ku jep mësim mbi artet marciale dhe më konkretisht, specialitetin e “Tae Kwon Do”. / V. K.