“I duhet politikës”, Dash Shehi ftesë Jozefina Topallit

Kreu i LZHK-së Dash Shehi ka rrëfyer mendimet e tij personale, përsa u përket politikanëve tanë.

Teksa ishte i ftuar sot në emisionin “Ditë e re”, Shehi ka folur për kryeministrin Rama dhe ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Gjatë bisedës në studio, kreu i LZHK-së, tha se para 5-6 vitesh mendonte se Rama ishte njeri i kulturuar dhe se do të bënte për Shqipërinë, por tashmë, sipas tij kryeministri ka bërë krejt të kundërtën.

“Kam menduar, këtu e 5- 6 vite më parë, se ishte njeri i kultuar, do të ishte i qetë me veten e vet dhe shtetin që e rrethon dhe do të prodhonte diçka të mirë për veten e vet dhe më pas për Shqipërinë, por ka bërë tërësisht të kundërtën”, tha Dashamir Shehi.

Më tej Shehi përmendi dhe ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli, për të cilën tha se ka disa vlera dhe se i duhet politikës, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme nga njëri-tjetri.

“Jozefina Topalli, ka disa vlera një lloj idealizimi që mund të jetë dhe pak arkaik, por i duhet politikës. Do e ftoja që nesër. Nuk kemi ndarë të njëjtat ide, por i duhet”, u shpreh kreu i LZHK-së.

Ky biznesmen paguan faturat e punonjësve të tij: “Një mënyrë për t’i ndihmuar në këtë moment të vështirë”

Në një moment historik dhe social ku standardi i jetesës për një familje tipike duket se po bëhet gjithnjë e më i ulët për...

“Kënga Magjike 2022”, triumfon Marsela Çibukaj!

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses, e cila konkurroi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME