Frymëzuese/ Learti, 16-vjeçari shqiptar me Sindromën Down që punon farmacist, të ëmës i bëhet zemra mal

Leart Gashi është një 16-vjeçar shqiptar, i cili ka filluar të punojë farmacist. Edhe pse vuan nga Sindroma Down, i riu shprehet mjaft entuziast për të mirat që i ka sjellë jetë, siç është edhe puna që po bën aktualisht.

 

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga “RTV Dukagjini”, Learti nga qyteti i Ferizajt e bën punën e tij me mjaft dëshirë.

 

“Unë e bëj punën me shumë qejf…kam vetëm një javë që kam filluar punë. Të gjitha janë mirë!”- thotë ai përpara kamerave.

 

Gjithashtu edhe kolegët e tij tregojnë se Learti është një koleg i pazëvendësueshëm. Ndërsa e ëma e 16-vjeçarit shprehet se i mbushet zemra teksa sheh që një kromozom më shumë nuk e pengon të birin të ndjekë ëndrrat e tij.

 

“Jam shumë e kënaqur për punën që ka filluar Learti në farmaci. E falënderoj punëdhënësit për mundësinë që i ka dhënë,”- thotë nëna e Leartit, Ganimete Gashi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...