Familja Veliaj nuk merr mundimin të ‘fshehë’ luksin, Ajola Xoxa me këpucë 1 milionë lekë në event bamirësie

Pas veshjeve japoneze të shtrenjta që kryebashkiaku Erion Veliaj preferon të përdorë, tashmë është bashkëshortja e tij që i lëshon sfidën. Me sa duket si familje e kanë me shumë qejf që të bëjnë një jetë luksoze.

 

Ajola Xoxa, është fotografuar, në një event bamirësie të sopranos me famë botërore, Ermonela Jaho. Ajo ka marrë një vëmendje të veçantë pasi kishte një palë këpucë të firmës Manolo Blahnik, të linjës Hangisi.

 

Në faqen zyrtare të kësaj firme me çmimin mjaft të kripur prej 995 dollarë, ose 110,246 lek, shifër kjo thuajse e barabartë me pagën mujore, të një zyrtari të lartë në administratën publike.

 

Edhe bashkëshorti i saj Erion Veliaj, pak kohë më parë u fotografua në aeroportin e Romës duke mbajtur një çantë të stilistit të njohur japonez, Yohji Yamamoto me një vlerë 300 – 700 euro.

 

Me sa duket familjes Veliaj po u ecin mirë punët dhe nuk kursehen aspak kur vjen puna tek veshjet. Mbase kur dalin në televizor duken si gjithë të tjerët por me sa duket kjo nuk është e vërtetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...