Pas disa javësh fushate shkencore për emërtimin e yllit dhe planetit të Shqipërisë, shqiptaret ftohen te votojnë dhe kështu te pagëzojnë emrin finalist
Në konferencën e organizuar ne Akademinë e Shkencave me titull ‘Nga Shqipëria e Vogël në Universin e madh’ është shpallur lista e shkurtuar, që akademikët kanë përzgjedhur prej 5 emrat finaliste. Ato janë: Iliryian/Gent, Arber /Gjergj, Drin/Shkumbin, Korab/Tomorr, Mirdite/Miras. Tashmë çdokush mund ta votoje online emrin e preferuar ne www.surveyplanet.com.
Astrofizikania profesorë Mimoza Hafizi, një ndër iniciatorët e projektit, tha se ylli i shqiptareve i cili është 416 vite drite larg nesh ka një histori krejt te veçantë nga yjet e tjerë. Dritën e hodhi drejt tokës pikërisht ne vitin kur Galio Galilei drejtoi teleskopin për here te pare drejt qiellit
“Akademiku Gjovalin Shkurtaj duke folur mbi astronomët si pjese e etnografisë se te folurit shqip tha se shqiptaret edhe pse janë ne një vend te vogël sytë i kane pasur gjithmonë nga qielli. Emrat e shume shqiptareve sot lidhen pikërisht me yjet”, tha Mimoza Afizi.
Ndërkohë, akademiku Gjovalin Shkurtaj tha se: “Emërtimi i një ylli dhe planeti me emër tipik shqiptar padyshim që do të lerë një gjurmë në hapësirë. Ylli i Shqipërisë me emrin teknik HD 82.886 ndodhet shumë pranë Diellit, në yjësinë e Luanit. Ylli është fotografuar me teleskop ne korrik në periferi të Tiranës pak çaste pasi kishte perënduar”.
Emrat me listën e shkurtuar:
Iliryian/Gent
Arber /Gjergj
Drin /Shkumbin
Korab/Tomorr
Mirdite/Miras
Votimi i emrit ne: www.surveyplanet.com