‘Shtriga e gazetarisë’, Drini Zeqo i përgjigjet Iris Luarasit: S’bën asgjë për t’u mburrur, ai fakultet s’të mëson gjë për gazetarinë

646

Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi, e ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ tha emrat e disa prej studentëve të saj (personazhe) të famshme, të cilët i kishte mbetur në klasë.

Lidhur me deklaratën e saj, ka reaguar edhe spikeri i lajmeve, Drini Zeqo i cili tregoi se pedagogia nuk duhet të mburret.

“Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”, ka shkruar Drini krahas lajmit.

Reagimi i Drini Zeqos
Lidhur me rastin ka reaguar edhe moderatorja Arbana Osmani, një nga emrat e përmendur nga Luarasi bëri një sqarim të gjatë ku shkruante se punonte për të mbajtur familjen. Sipas saj, pikërisht kjo ishte arsyeja që ajo nuk kishte kaluar në lëndën e saj.