Negociatat/ Kush e ka fajin? Rama-Basha përplasen në rrjetet sociale

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale deklaratën e presidentit të Këshillit Europian,

Donald Tusk në lidhje me mos hapjen e negociatave me BE, si dhe atë të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili shprehet ndryshe nga zyrtari i BE.

Por, pak pas publikimit të postimit të Ramës, ka ardhur reagimi i Bashës. Përmes një postimi në “Twitter”, ai thekson se kryeministri dështoi dhe se fajin po ua hedh të tjerëve. Kreu i PD i ka përmendur problemet në shëndetësi, ekonomi si dhe korrupsionin në vend, ku thekson se i vetmi fajtor është Rama.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.

Ti ke dështuar. Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”,-shkruan Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...