Historia e pabesueshme/ Të gjithë banorët e këtij qyteti të vogël u bënë milionerë brenda natës

Fshati Bujqësor i Sodeto-s në Spanjën Verilindore përbëhet nga rreth 240 banorë.

Shtëpi guri identike dhe hambarë të shumtë janë të vendosur në rreshta, ndërsa makinat me baltë, mbizotërojnë në qytet. Nuk ka shenja të dukshme të pasurisë, por nëse sheh në ndonjë nga dritaret e kuzhinës, do të vësh re diçka të çuditshme: TV të mëdhenj me ekran të sheshtë dhe mobilje luksi.

Në barin Cañamoto, vendi i vetëm për pije i qytetit, zakonisht do të gjesh një gjysmë duzinë banorë që pinë birrën Estrella pas një dite të gjatë pune në fusha. Por, ndryshe nga vendasit në qytetet e tjera, këta fermerë dhe shoferë të kamionëve paguajnë për birrat e tyre fatura 50 euro-she dhe gjendja shpirtërore është gjithmonë e këndshme, pasi ata nuk kanë shqetësime.

Me përjashtim të një banori të pafat, të gjithë në këtë komunitet bujqësor të ngarkuar me borxhe u bënë tepër të pasur kur u thirrën numrat e tyre të lotarisë, pak para Krishtlindjeve të vitit 2011.

“Njerëzit janë më të lumtur tani”, – shpjegon Pedro, një shofer 33-vjeçar.

Më 22 Dhjetor të 2011-ës, në orën 9:57 të mëngjesit, e gjithë popullata e Sodeto-s u bë fituese e lotarisë më të madhe në botë. La Lotería de Navidad (Lotaria e Krishtlindjes), ose “El Gordo”, siç njihet, shpërndan deri në dy miliardë euro çdo vit dhe në vitin 2011, të gjithë në Sodeto kishin një pjesë të numrit fitues. Ndërkohë që “El Gordo” u njoftua në televizion, banorët e Sodeto fluturuan nga shtëpitë e tyre dhe dolën në shesh, duke u përqafuar dhe duke u grindur në mosbesim se sa bileta kishte blerë secili.

Lotët dhe shampanja rrodhën lum atë ditë pasi çdo person në Sodeto kishte fituar një pjesë të shumës së madhe prej 720 milionë eurosh të kombinuara. Të gjithë, domethënë, përveç një banori. Ai quhet Costis Mitsotakis dhe është me origjinë greke. Ai nuk kishte blerë biletë, pasi zonja që i shiste kishte harruar të trokiste në derën e tij.

Duhet thënë se Lotaria e Spanjës funksionon ndryshe nga ato në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2011, kishte 1,800 bileta me numrin e çmimit të parë, 58268. Për shkak se blerja e një bilete mund të jetë e kushtueshme për shumicën e njerëzve, organizatat vendore blejnë bileta dhe i ndajnë ato në mënyrë që pjesëmarrja të mos jetë e kushtueshme. Në vitin 2011, Shoqata Shtëpiake e Sodeto-s kishte shitur 1,200 të tilla për njerëzit që jetonin në qytet.

Por se kush fitoi sa, është sekret. Mjafton të thuhet se çdo familje e vetme në Sodeto kishte të paktën një pjesëmarrës fitues dhe disa kishin mjaftueshëm për t’i bërë ata milionerë.

Në një çast, Sodeto ishte bërë objekt i një eksperimenti të paqëllimshëm shoqëror: Çfarë ndodh kur një bashkësi e tërë bujqësore, e kapur nga borxhet, befas bëhet shumë e pasur? Shtypi mbërriti shpejt. Marketingu rrëmbeu qytetin duke përmbytur banorët me oferta të makinave sportive, diamante dhe pushime ekzotike. Bankierët treguan investime të ndryshme. Koshat e plehrave që rrallë kishin nevojë për zbrazje, papritmas u mbushën me fletushka.

Shitësit duke iu reklamuar produkte banorëve

Sodeto u krijua në 1950, një nga më shumë se 200 komunitete të planifikuara të krijuara nga ish-diktatori Francisco Franco.

Për katër vitet e para, ishin vetëm shtatë familje që punonin tokën dhe kujdeseshin për veten e tyre. Përfundimisht, më shumë se 65 familje u vendosën në qytet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...